artur muharremi U lind me 02 06 1958 ne Pogradec. Mbaron studimet per pikture ne degen e skenografise ne Akademine e Arteve ne Tirane. ne vitin 1983, me profesor Agim Zajmin, Zef Shoshin, Guri Madhin. Mbas studimeve emerohet si regjisor-piktor prane filmit te animuar ne Kinostudion "Shqiperia e Re", ku do te punoje per nje periudhe relativisht te gjate, deri ne fillim te viteve '90. Ketu do te realizoje nje numer te konsiderueshem filma te animuar si autor, si dhe disa ne bashkepunim me emrat me te njohur te kesaj kinemaje, si Vlash Droboniku, Bujar Kapexhiu. Artisti i ri shume shpejt krijon individualitetin e vet duke prure nje fryme te re ne zhanrin e filmit te animuar. Ai shkeputet nga destinacioni i filmit, qe ishte kryesisht per nje bote feminore, dhe e kthen ate ne nje gjuhe me te kultivuar e filozofike, dukuri e re kjo, dhe e guximshme per ato vite. Shume shpejt ai fillon te kete sukseset e para, punet e tij u vleresuan me cmime te ndryshme ne Festivalet Kombetare. Ndryshimet sociale qe filluan ne vitet '90, artistin e gjejne si nje nga figurat kryesore te filmit te animuar shqiptar dhe nje nga piktoret e rinj me premtues. Ne vitin 1989 ne Konkursin Kombetar te Arteve Figurative ai paraqitet me tablone e mirenjohur "Para krijimit", dhe fiton cmimin e pare. Ketu fiollon edhe konsolidimi i tij si piktor. Ai tashme i kushton me teper kohe piktures se kavaletit, dhe mbas dy vitesh [1991] ai cel ekspoziten e tij te pare ne Galerine Kombetare te Arteve, ekspozite e cila u prit me mjaft interes si nga publiku ashtu edhe nga kritika. Gjendja e rende social-politike qe u krijua e detyron artistin e ri te largohet nga vendi. Ai vendoset ne Athine, Greqi, ku ushtron profesionin e kineastit ne shoqerine private te filmit te animuar "ARTOON STUDIO". Ketu ai njihet me regjisorin dhe producentin Niko Vergjitsi, si edhe me aktorin grek me fame boterore Spiro Foka, me te cilin behen edhe shume miq. Nder te tjerave ai realizon edhe disa spote televizive ne bashkepunim me kete studio... Por ishte piktura ajo qe do ta shkepuste kete artist nga bota e magjishme e kinemase. Ai i perkushtohet plotesisht piktures duke hapur nje studio te veten ne Athine, dhe me njohjet qe beri do te percaktohej perfundimisht rruga e tij. Njihet dhe ze miqesi me nje nga piktoret e rendesishem bashkekohor grek, Pavlo Samios, me Ion Vorre, nje nga koleksionistet me te medhenj dhe poseduesin e Muzeut "ION VORRE", njihet githashtu me Stavros Mihalarias, me galerite e tij luksoze e te fuqishme. Kontaktet me keta njerez paten ndikimin e vet ne pikturen dhe konceptet e Arturit per artin. Ai behet me aktiv ne jete artistike te vendit ku jetonte. E ftojne dhe merr pjese ne Ekspoziten Detare Greke ne Patra [2000], dhe perseri po ne Patra, ne Ekspoziten Ballkanike [2000], organizon bashke me piktorin tjeter shqiptar Helidon Halitin ne Athine ekspoziten "10 piktore shqipetar ne Athine" [2001], perseri ne Ekspoziten Ballkanike ne Athine [2001]. Ne vitin 2003 ai vjen ne Shqiperi me ekspoziten e tij te trete personale ne Galerine Kombetare te Arteve - dhe mbas kesaj ekspozite artisti vendos te rikthehet ne atdhe. Emerohet drejtor i produksionit skenik ne Teatrin e Operas dhe Baletit, dhe duke qene ne kete ambient per gati nje vit, ai pikturon serine me temen e balerinave si dhe punon per skenografine e operetes "L'elesir d'amore". Por me rikthimin e tij ne atdhe ngre krye dashuria e tij e vjeter per filmin e animuar, te cilen e konkretizon duke realizuar filmin e tij te fundit me titull "URA", dhe merr pjese ne disa festivale nderkombetare, ne Zagreb [Kroaci], Annesy [France], Drama [Greqi], Bari [Itali] ku tek ky i fundit merr cmimin special te festivalit. Njojha me Eduard Mezuraj, do ta kthente perseri dhe perfundimisht tek piktura. Eduard Mezuraj iniciatori dhe presidenti i Muzeut te pare privat ne Shqiperi i propozon nje kontrate tre vjecare per bashkepunim duke ja blere krijimtarine qe do te pasonte tre vitet e ardheshme [2005 - 2008].
CV artur muharremi
artur muharremi
u lind me 02.06.1958 ne Pogradec.
1983 mbaron studimet per pikture ne degen e skenografise ne akademine e arteve, Tirane. 1983 emerohet si regjisor-piktor i filmit te animuar, ne kinostudion "shqiperia e re". 1986 cmim per dekoret e filmit te animuar "dimri dhe femijet". 1987 cmim i trete per filmin e animuar "nje nate pa gjume". 1988 cmimi i dyte per filmin e animuar "lepuri dhe breshka". 1989 cmimi special per filmin e animuar "gjethja". 1989 cmimi i pare ne konkursin kombetar te arteve figurative me tablone "para krijimit". 1991 ekspozita e pare personale ne galerine kombetare te arteve figurative, Tirane. 1996 ekspozita e dyte personale ne galerine kombetare te arteve figurative, Tirane. 2000 merr pjese ne ekspoziten detare greke ne Patra, Greqi. 2000 merr pjese ne ekspoziten Ballkanike ne Patra, Greqi. 2000 merr pjese ne ekspoziten e piktoreve shqipetar ne Athine, Greqi. 2001 ekspozite ne galerine e artit "el venizelos" ne Athine, Greqi. 2001 merr pjese ne ekspoziten Ballkanike ne Athine, Greqi. 2003 ekspozita e trete personale ne galerine kombetare te arteve figurative, Tirane. 2004 ekspozite personale ne sallonin e artit "didart", Tirane. 2005-2008 punimet e kesaj periudhe i merr "Mezuraj Muze", pas nenshkrimit te nje kontrate ndermjet piktorit dhe ketij institucioni.